Bolivia kërkon rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin

Bota

Bolivia kërkon rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 13:47
Foto

Qeveria e përkohshme e Bolivisë ka kërkuar rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin të cilat u ndërprenë rreth dhjetë vite më parë.

“Një rivendosje e marrëdhënieve normale do të ketë efekte pozitive për të dy vendet”, deklaroi ministrja e Jashtme e përkohshme e Bolivisë, Karen Longaric për të përditshmen spanjolle “La Razon”.

Në vitin 2009, ish-presidenti i Bolivisë, Evo Morales ndërpreu lidhjet me Izraelin për shkak të operacionit ushtarak të vendit në Rripin e Gazës.  Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz deklaroi se ai e kishte mirëpritur këtë vendim.

“Kjo do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve të jashtme të shtetit të Izraelit dhe të reputacionit të tij në botë”, deklaroi Katz në media sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat