Trupat e 39 vietnamezëve që u gjetën në kamionin me frigorifer në Angli, i janë dërguar familjarëve

Bota

Trupat e 39 vietnamezëve që u gjetën në kamionin me frigorifer në Angli, i janë dërguar familjarëve

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 16:00
Ilustrim

Familjarëve të dëshpëruar, iu janë dorëzuar trupat e fundit të 39 vietnamezëve, të cilët u gjetën të mbytur në kamionin me frigorifer, derisa po përpiqej të hynin ilegalisht në Essex të Anglisë.

Sipas Vietnam News Agency, në aeroportin e Hanoit, kanë arritur 16 trupa dhe shtatë urna, që janë dërguar me aeroplan nga aeroporti i Londrës.

Gjatë një mëngjesi me mjegull, trupat u futën nëpër autoambulanca dhe u dërguan në pjesën jugore dhe qendrore të Vietnamit.

Viktimat nga 15 deri në 44 vjeç, janë gjetur pa shenja jete në frigoriferin e mbyllur, derisa asfiksimi për momentin, është arsyeja kryesore e humbjes së jetës.

Para se të niseshin, 31 burra dhe tetë gra i kanë paguar trafikantët, që të dërgoheshin ilegalisht në Britani të Madhe, me shpresën që të gjenin një jetë më të mirë.

Mister i madh e përfshinë këtë tragjedi, që ende është nën hetime, derisa shumë njerëz janë arrestuar si fajtorë lidhur me ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat