Kim Jong-un më në fund e ndërron stilin e veshjes, vishet me pallto lëkure

Bota

Kim Jong-un më në fund e ndërron stilin e veshjes, vishet me pallto lëkure

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 09:05
Kim Jong-u

Rrobat e përdorura së fundi nga lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, kanë nxitur spekulime se, pas tetë vjetëve të respektimit të stilit të gjyshit të tij, kreu i shtetit komunist po përpiqet ta krijojë imazhin e vet personal.

Javën e kaluar, ai u pa i veshur me një pallto të gjatë lëkure gjatë inspektimit të testimit të një lëshuesi të shumëfishtë të raketave. Kjo pallto besohet se është shenjë që lidere ka vendosur të mbajë një stil më gjithëpërfshirës të veshjeve.

Njëzet e pesë vjet pas vdekjes së babait të liderit të tanishëm, ai ende çmohet nga mediat koreane. Të cilat e vlerësojnë lart për rolin që e kishte në përfundimin e pushtimit japonez dhe themelimin e shtetit korean në vitin 1948.

Veshja tradicionale e liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un (qershor 2019)

Si lider i ri dhe pa përvojë politike, Kim Jong-Un erdhi në pushtet në dhjetor të vitit 2011. Ai u bë i famshëm me vendimin për ta ekzekutuar dajën e vet, ndërsa filloi t’i promovonte disa figura të tjera, përfshirë motrën Kim Yo-jong.

Duke e pasur të sigurt pozitën politike, ai tashmë mund ta fillojë ndërtimin e një imazhi të ri, të ndryshëm nga ai i paraardhësve.

Ndonëse disa vëzhgues thonë se ndryshimi i stilit të veshjes ka të bëjë thjesht me preferencat personale të liderit korean, të tjerët thonë se kjo mund të jetë shenjë e ndryshimit të qëndrimeve diplomatike, kur ka mbetur më pak se një muaj nga afati që Koreja Veriore ia ka caktuar Shteteve të Bashkuara për zhbllokimin e negociatave për denuklearizim, shkruan “The Guardian”, 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat