Macroni s’i ndahet Melania-s, Erdogani dorë për dore me gruan – çfarë ndodhi në samitin e NATO-s?

Bota

Macroni s’i ndahet Melania-s, Erdogani dorë për dore me gruan – çfarë ndodhi në samitin e NATO-s?

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 14:29
Samiti i NATO-s

Liderët botërorë u mblodhën dje në Londër, ku morën pjesë në Samitin e NATO-s. Në këtë takim të rëndësishëm ishte i pranishëm edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Mediat e huaja kanë kapur edhe momentet më pikante nga Samiti, ku e gjithë vëmendja ishte e përqendruar te Melania Trump.

Zonja e Parë e SHBA-së kishte veshur një pallto të gjatë, ku dominonte ngjyra e verdhë. Këtë pallto të “Valentino”, e cila kushton 4.700 paund, ajo e kishte kombinuar më së miri me një palë këpucë rozë.

Por, mediat kanë kapur edhe momentet e afërta të saj me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe duket qartë se miqësia midis tyre vijon të jetë e fortë.

Ndërsa lideri turk Rexhep Taip Erdogan është fotografuar kapur dorë për dore me të shoqen, teksa hyn në Pallatin Mbretëror.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat