Netanyahu i kërkon Pompeos rritjen e presionit ndaj Iranit

Bota

Netanyahu i kërkon Pompeos rritjen e presionit ndaj Iranit

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 15:37
Mike Pompeon, Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do t’i kërkojë sekretarit të Shtetit amerikan të rrisë presionin ndaj Iranit, ndërkohë që do të takohet me Mike Pompeon në Portugali.

Ky takim ishte njoftuar dje në mbrëmje nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe burimet në Jerusalem.

Netanyahu do të takohet me homologun, Antonio Costa, por qëllimi kryesor i vizitës në Portugali është takimi me Pompeon.

“Të dielën kam folur me presidentin amerikan, Donald Trump. Biseda është përqendruar kryesisht mbi Iranin”, tha kryeministri izraelit.

“Vazhdimi i kësaj bisede me sekretarin e Shtetit, Pompeo do të përqendrohet kryesisht mbi Iranin dhe mbi dy çështje të tjera, një aleancë mbrojtëse me SHBA-në dhe sovranitetin izraelit në Luginën e Jordanit”, shtoi ai./atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat