Shpërthen zjarri në një vendpushim të Polonisë, katër të vdekur

Bota

Shpërthen zjarri në një vendpushim të Polonisë, katër të vdekur

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 08:02
Foto ilustrim

Të paktën katër persona kanë humbur jetën pasi një ndërtesë trekatëshe në jug të Polinisë, u kaplua nga zjarri si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Incidenti ndodhi në një vendpushim që ndodhet në qendrën e skijimit Szczyrkm shkruan Reuters.

Deri më tani, trupat e tre të rriturve dhe një fëmijë janë gjetur nën gërmadha.

Dyshohet se nga ky incident mund të kenë pësuar tetë viktima dhe ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet.

Rreth 100 zjarrfikës dhe 50 policë ndodhen në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat