U godit nga bomba e gazit e policisë, fotoreporteri rrezikon të humbasë syrin

Bota

U godit nga bomba e gazit e policisë, fotoreporteri rrezikon të humbasë syrin

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 18:26
Foto

Fotoreporteri Mustafa Yalgin i agjencisë turke “Anadolu” u godit nga një bombë gazi, e hedhur nga ana e policisë gjatë protestave të dhunshme në Francë.

Në foto, Yalgin shihet me syrin e gjakosur dhe të fashuar. Ndonëse i riu kishte maskë mbrojtëse, kjo e fundit u thye nga shpërthimi.

Ndonëse i plagosuri u dërgua me shpejtësi në spital, nuk përjashtohet mundësia që i lënduari të humbasë syrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat