Dy persona u qëlluan për vdekje në Brazil

Bota

Dy persona u qëlluan për vdekje në Brazil

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 22:10
Foto ilustruese

Dy burra indigjenë, anëtarët e fisit Guajajara në verilindje të Brazilit, u qëlluan për vdekje të shtunën, dhe dy të tjerë u lënduan, jo larg nga vendi ku u vra gjithashtu një fisnor i shquar që runate pyjet, muajin e kaluar, thanë autoritetet, raporton Reuters.

Fiset autoktonë në Brazil po përballen me dhunë të përshkallëzuar gjatë presidencës së Jair Bolsonario, i cili ka premtuar të zvogëlojë të drejtat e fisit dhe inkurajoi shfrytëzimin tregtar të tokave të tyre të mbrojtura. Fiset janë përballur me dhunë sidomos nga prerësit e paligjshëm dhe minatorët.

Magno Guajajara, një zëdhënës i fisit, tha se ata nuk e dinë pse ishin qëlluar dy burrat, të cilët i identifikoi si Firmino Guajajara dhe Raimundo Guajajara. Por burrat ishin në një autostradë, duke u kthyer nga një mbledhje, kur ndodhën të shtënat.

"Ata po qëllonin ndaj të gjithëve," tha ai.

Autoritetet thanë që po hetonin por nuk thanë nëse dikush ishte ndaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat