Së paku një i vdekur nga vullkani në Zelandën e Re

Bota

Së paku një i vdekur nga vullkani në Zelandën e Re

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 08:25
Jacinda Ardern

Një vullkan shpërtheu në Zelandën e Re, duke lënë të vdekur së paku një person dhe plagosur disa të tjerë.

Vullkani shpërtheu në Ishullin e Bardhë, nga ku u shpëtuan 23 vetë.

Autoritetet thanë se rreth 100 persona besohet të kenë qenë pranë.

“E dimë se ka pasur një numër turistësh në dhe përreth ishullit në atë kohë, si qytetarë të vendit, ashtu edhe vizitorë”, tha kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Ajo shtoi se policia ka nisur operacionin e kërkim-shpëtimit, porse hiri i vullkanit po i pengon përpjekjet.

Vullkani në Ishullin e Bardhë është një nga më aktivët në Zelandën e Re, transmeton rel.

Më 3 dhjetor, ueb-faqja e monitorimit të rreziqeve gjeologjike GeoNet paralajmëroi se “vullkani mund të jetë duke hyrë në një periudhë kur aktiviteti shpërthyes ka më shumë gjasa të ndodhë”, megjithëse shtoi se “niveli aktual i aktivitetit nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për vizitorët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat