SHBA shtyn vendosjen e taksave kundër Kinës? - Bota Sot
SHBA shtyn vendosjen e taksave kundër Kinës?

Bota

SHBA shtyn vendosjen e taksave kundër Kinës?

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara dhe Kina po ndërmarrin hapa për të shtyrë raundin tjetër të taksave, të cilat janë paraparë të hyjnë në fuqi më 15 dhjetor, dhe po kërkojnë një marrëveshje për të frenuar një luftë të ashpër tregtare, njoftoi sot Wall Street Journal (WSJ).

Negociuesit e dy ekonomive më të mëdha në botë po "hedhin bazat" për administratën Trump që të shtyjnë vendosjen e taksave 15 për qind ndaj importeve të mallrave kineze me vlerë rreth 160 miliardë dollarë, raporton CNBC.

SHBA dhe Kina janë përpjekur të shpëtojnë një marrëveshje të mundshme tregtare "faza 1", të paralajmëruar për herë të parë në tetor, që do të mbulonte blerjet kineze të produkteve bujqësore amerikane, por të dy palët nuk arritën të nënshkruajnë marrëveshjen e pjesshme.

CNBC raporton se lajmet për shtyrjen e mundshme të tarifave, të cilat kërcënojnë të dëmtojnë më tej bizneset dhe konsumatorët amerikanë, kanë nxitur një rritje të aksioneve sot në Wall Street.

WSJ nuk specifikon se sa kohë Shtetet e Bashkuara mund të shtyjnë vendosjen e tarifave që synojnë mallrat e konsumit kinez, duke përfshirë lodra, telefona, laptop dhe veshje.

Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë amerikane nuk iu përgjigj kërkesës së CNBC për koment, ndërsa një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë refuzoi komentin.

Në fillim të këtij muaji, presidenti i SHBA-së Donald Trump tregoi se sa i përket tij, përfundimi i një marrëveshje tregtare me Kinën mund të priste deri pas zgjedhjeve presidenciale 2020. Ai shtoi se nuk kishte "afat" kohor që të arrihet një marrëveshje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat