Ish-presidenti i Bolivisë Morales mbërrin në Argjentinë për të kërkuar azil

Bota

Ish-presidenti i Bolivisë Morales mbërrin në Argjentinë për të kërkuar azil

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 20:14
Evo Morales

Ish-presidenti i Bolivisë Evo Morales mbërriti në Buenos Aires të enjten, ku ai do të kërkojë azil politik, njoftoi Ministri i Jashtëm i Argjentinës, Felipe Sola, shkruan France24.

Morales "sapo ka zbritur në aeroportin Ezeiza. Ai do të vijë të qëndrojë në Argjentinë si azilkërkues dhe më pas do të ketë statusin e refugjatit," tha Sola për televizionin TN.

Ministri i ri argjentinas tha që Morales "ndjehet më i qetë këtu sesa në Meksikë", i cili fillimisht i ofroi azil kur iku nga Bolivia muajin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat