Algjeria bëhet me president të ri

Bota

Algjeria bëhet me president të ri

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 22:26
Abdelmadjid Tebboune

Abdelmadjid Tebboune, ish-ministër dhe më pas kreu i qeverisë së presidentit, Abdelaziz Bouteflika, u zgjodh që në raundin e parë për të qenë pasues i tij në krye të shtetit algjerian, njoftoi sot Autoriteti Kombëtar i Zgjedhjeve (ANIE).

”Tebboune fitoi 58,15% të votave”, njoftoi presidenti i ANIE, Mohamed Charfi, gjatë një ceremonie zyrtare.

Konfirmimi erdhi një ditë pas votimeve të shenjuara nga një abstenim rekord dhe që u zhvilluan në një kontekst kundërshtimi masiv dhe të paparë të regjimit në fuqi, që nga pavarësia në vitin 1962.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat