Greta kërkon falje pasi tha se politikanët duhet mbështetur për muri

Bota

Greta kërkon falje pasi tha se politikanët duhet mbështetur për muri

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 10:13
Greta

Aktivistja e njohur për mbrojtjen e klimës, Greta Thunberg, ka kërkuar falje për keqkuptimet e mundshme pasi tha se politikanët duhet mbështetur për muri.

Adoleshentja e famshme suedeze i ka vizituar së voni disa pjesë të botës si pjesë e thirrjes së saj ndaj rinisë që të kërkojnë llogari nga qeveritë në lidhje me problemin e ndryshimeve klimatike.

Megjithatë, ajo shkaktoi hutim dhe zemërim gjatë një tubimi në Torino të Italisë të premten, kur para aktivistëve tha: “Liderët botërorë ende po mundohen të ikin nga përgjegjësitë e tyre, por ne duhet të sigurohemi që ata të mos kenë mundësi ta bëjnë këtë. Ne do të sigurohemi që t’i mbështesim për muri dhe ata do të jenë të detyruar ta kryejnë punën e tyre për ta mbrojtur të ardhmen tonë”.

Këto fjalë shpejt u bënë shënjestër e qarqeve të partive dhe organizatave djathtiste, të cilat shpesh e kanë akuzuar aktivisten. Madje, një faqe në internet, e cila ka qëndrime ekstreme djathtiste, tha se Greta po shndërrohet në një Fidel Castro të plotë.

Megjithatë, adoleshentja tha se shprehja e përdorur ka krijuar keqkuptime për shkak të kuptimit të ndryshëm që e ka në gjuhën suedeze. Sipas saj, në suedisht, ta mbështesësh dikë për muri e ka kuptimin që ta mbash përgjegjës.

Ajo tha: “Kështu ndodh kur i improvizon fjalimet në gjuhë të dytë, por unë sigurisht kërkoj falje, nëse ndokush e ka keqkuptuar këtë”, shkruan “Independent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat