Turqia synon uljen e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara e Iranit

Bota

Turqia synon uljen e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara e Iranit

Më: 6 janar 2020 Në ora: 14:45
Mevlut Cavusoglu

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se Turqia do të punojë për t’i ulur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe se është duke mbajtur kontakte me të dyja palët pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian nga forcat amerikane.

Cavusolgu tha se ka zhvilluar biseda telefonike me homologët nga Irani dhe Shtetet e Bashkuara për të diskutuar për gjendjen e krijuar pas vrasjes së ushtarakut të lartë përmes një sulmi me dron afër aeroportit të Bagdadit.

I pyetur nëse Turqia do të jetë e hapur për ndërmjetësim mes Tehranit dhe Uashingtonit, kryediplomati turk tha se vendi i tij do t’i përkrahë të gjithë hapat për uljen e tensioneve në rajon. “Ne do të vazhdojmë të punojmë me vendet e tjera për të zgjidhur këtë problem apo për t’i ulur tensionet në ditët e ardhshme”, tha ai.

Cavusolgu gjithashtu tha se tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara do të jenë në agjendën e vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin, të mërkurën në Turqi, duke shtuar se presidenti Erdogan ka biseduar për këtë problem me homologët nga Irani, Franca, Iraku dhe Katari.

Ministri turk tha se vend ii tij është i shqetësuar për mundësinë që Iraku të kthehet në një zonë konflikti për shtetet si palë të treta, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat