Raketa laserike që nuk shpërthejnë, por që hapin gjashtë tehe dhe shkatërrojnë cakun – gjithçka që duhet të dini për dronin që vrau gjeneralin iranian

Bota

Raketa laserike që nuk shpërthejnë, por që hapin gjashtë tehe dhe shkatërrojnë cakun – gjithçka që duhet të dini për dronin që vrau gjeneralin iranian

Më: 6 janar 2020 Në ora: 15:12
Foto

Gjenerali iranian Qassem Soleimani, që më herët i kishte mbijetuar një sërë atentatesh, është vrarë me raketat laserike “Hellfire”, që janë shkrepur nga droni “MQ-9 Reaper” që pothuajse nuk dëgjohet fare gjatë fluturimit. Në rrethin e ngushtë të ushtarakëve ky dron quhet “makineria e përkryer për vrasje”.

Ndërkaq kur gjenerali i pushtetshëm zbriti nga aeroplani në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit pas një fluturimi nga Siria, atje ishte pritur nga gjenerali Abu Mahdi al-Muhandis, komandant i njësive paramilitare që me përkrahjen e Iranit veprojnë në Irak

Soleimani dhe al-Muhandis ishin futur në një veturë Toyota SUV së bashku me ndihmësit e tyre, kurse në një veturë tjetër të njëjtës markë kanë qenë truprojat e tyre.

E vetëm pak momente më pas, derisa veturat po i afroheshin portës së aeroportit, konvoji i tyre i vogël është goditur me katër raketa, ku si pasojë veturat janë shkatërruar plotësisht.

Raketat ishin shkrepur nga droni MQ-9 Reaper” i cili ishte dërguar nga baza ajrore e SHBA-vë në Katar. Ky lloj droni bartë katër raketa laserike “Hellfire”, që mund të shkatërrojnë edhe një tank.

Droni kushton 64 milionë dollarë dhe fluturon me shpejtësi prej 370 kilometra në orë, kurse ekspertët thonë se nuk lëshon tinguj gjatë punës kështu që është e pamundur të dëgjohet derisa fluturon mbi caqet.

Droni që hedh raketat me precizitet mund të dërgojë video incizime kudo nëpër botë, dhe drejtohet nga dy persona që e dirigjojnë nga qindra kilometra largësi.

Sipas gjitha gjasave sulmi është kryer me raketa “Hellfire R9X Ninja”. Këto raketa janë të projektuara enkas për të shkaktuar sa më pak dëme anësore dhe në vend se të ndodh shpërthimi, nga raketa dalin gjashtë tehe të mprehta që sillen dhe shkatërrojnë cakun.

Përpos karakteristikave ofensive, përdoret për vëzhgim dhe spiunim por edhe për misione të shpëtimit. Krahët i ka rreth 20,1 metra të gjerë, kurse gjatësia e trupit është 11 metra e sa i përket lartësisë 3,8 metra. Ai peshon 2,233 kilogramë. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat