Luftanija australiane shpëton banorët nga zjarri, i tërë qyteti i rrethuar nga vatrat e zjarrit

Bota

Luftanija australiane shpëton banorët nga zjarri, i tërë qyteti i rrethuar nga vatrat e zjarrit

Më: 6 janar 2020 Në ora: 16:11
Foto

Anija e marinës mbretërore australiane “HMAS Choules”, mund të bartë 32 tanke dhe 700 ushtarë, por misioni i saj gjatë ditëve të fundit ka qenë shpëtimi i australianëve që po ikin nga zjarret që po shkatërrojnë gjithçka para vetes.

Marina mbretërore e Australisë, ka publikuar fotografitë e evakuimit të qytetarëve nga qyteti i vogël ishullor Mallacoota në juglindje të Australisë.

Një fotografi e pazakontë shfaq anijen nën retë e tymit, kurse ekuipazhi i anijes kishte marrë urdhër që të evakuojë banorët dhe turistët nga Mallacoota pas momente para Vitit të Ri.

“Me të marrë informacionin vonë pasdite pak momente para Vitit të Ri, anija është shfaqur para qytetarëve”, ka deklaruar Scot Hulihan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat