Udhëheqësit në lot, Trump “i varur në litar”/ Çfarë ndodhi në ceremoninë e varrimit të Soleimanit

Bota

Udhëheqësit në lot, Trump “i varur në litar”/ Çfarë ndodhi në ceremoninë e varrimit të Soleimanit

Më: 6 janar 2020 Në ora: 18:05
Ilustrim

Turma të mëdha kanë mbushur rrugët e kryeqytetit iranian Teheran për varrosjen e komandantit ushtarak iranian Qasem Soleimani.

Soleimani u vra në një sulm me avionë amerikanë në Irak të Premten me urdhër të Presidentit Donald Trump.

Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Khamenei drejtoi lutjet dhe në një moment u pa duke qarë.

Irani ka premtuar “hakmarrje të rëndë” për vdekjen e Soleimani dhe të Dielën u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e 2015.

Soleimani, 62 vjeç, kryesoi forcën elitare të Qudsit të Iranit dhe u ngarkua me mbrojtjen dhe forcimin e ndikimit të Iranit në Lindjen e Mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat