Iranianët dynden për varrosjen e gjeneralit Qasem Soleimani

Bota

Iranianët dynden për varrosjen e gjeneralit Qasem Soleimani

Më: 7 janar 2020 Në ora: 08:01
Foto

Një numër i madh personash të veshur me të zeza kanë dalë që të japin respektin e tyre të fundit për komandantin ushtarak iranian Qasem Soleimani përpara varrosjes së tij, shkruan BBC.

Soleimani u vra në një sulm me avionë amerikanë në Irak të Premten, me urdhër të Presidentit Donald Trump.

Trupi i tij tani ka mbërritur në qytetin e tij të lindjes, Kerman në Iranin jug-lindor, ku po varroset të martën në mëngjes.

Turma të mëdha tashmë dolën për një procesion funerali në Teheran.

Irani ka premtuar "hakmarrje të rëndë" për vdekjen e Soleimani dhe të Dielën u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat