Gjenerali iranian: Do t’i ndezim flakë lokacionet e mbrojtura nga amerikanët

Bota

Gjenerali iranian: Do t’i ndezim flakë lokacionet e mbrojtura nga amerikanët

Më: 7 janar 2020 Në ora: 10:03
Gjeneral Major Hossein Salami

Komandanti më i lartë i Rojeve Revolucionare të Iranit, Gjeneral Major Hossein Salami, ka kërcënuar se forcat e tij do t’i ndezin flakë lokacionet e mbrojtura nga Shtetet e Bashkuara pas vrasjes së gjeneralit iranian të forcave Kuds, Qasem Soleimani.

Salami e bëri këtë kërcënim para mijëra njerëzve të mbledhur në sheshin qendror të qytetit Kerman, gjatë funeralit të gjeneralit të vrarë nga forcat amerikane përmes një sulmi me droni.

Udhëheqësi ushtarak i forcave elite iraniane tha: “Ne do të marrim hak. Do t’i ndezim flakë vendet kudo që duan ata. Vdekje Izraelit!”

Shtetet e Bashkuara e kanë fajësuar gjeneralin tashmë të ndjerë, Qasem Soleimani, për vrasjen e disa trupave amerikane në Irak dhe planifikimin e sulmeve të reja pak para vdekjes.

Soleimani më parë i kishte ofruar përkrahje edhe ushtrisë së diktatorit sirian, Bashar Al Assad dhe besohet se ishte përgjegjës për vrasjen e shumë civilëve.

Shtetet e Bashkuara ia kanë refuzuar vizën ministrit të jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, i cili synonte të merrte pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që mbahet të enjten e kësaj jave, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat