Trupat italiane largohen nga baza amerikane në Baghdad

Bota

Trupat italiane largohen nga baza amerikane në Baghdad

Më: 7 janar 2020 Në ora: 12:12
Foto

Mediat italiane informojnë mëngjesin e sotëm se gjatë natës trupat italiane të pozicionuara në bazën amerikane në Baghdad janë larguar duke u transferuar në një zonë më të sigurt e jo shumë larg bazës së mëparshme.

Bëhet fjalë për repartin italian i pozicionuar në bazën NATO "Union3", i përbërë prej rreth 50 trupash ushtarake italiane të impenjuara në misionin "Nato mission Irak" në përgatitjen stërvitore të ushtrisë irakene.

Trupat italiane nuk janë kthyer në Itali por janë transferuar në një bazë tjetër më të sigurt e jo shumë larg zonës së mëparshme.

Sipas mediave italiane ky vendim është marrë nga Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë Italiane në konsultim me drejtuesit e lartë të NATO-S.

Që prej vrasjes së komandantit iranian Qasem Soleiman baza amerikane ku ishin pozicionuar dhe trupat italiane ishte nën shënjestrën e mortajave që gjatë 48 orëve të fundit kishin vënë në rrezik serioz jetën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat