Lufthansa anulon fluturimet drejt Teheranit

Bota

Lufthansa anulon fluturimet drejt Teheranit

Më: 8 janar 2020 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Linja ajrore gjermane Lufthansa ka pezulluar të gjitha fluturimet ditore midis Frankfurtit dhe Teheranit për shkak të situatës në Iran.

Lufthansa gjithashtu anuloi një fluturim për në Irbil të Irakut të shtunën, pas sulmit ajror të Iranit në bazat ushtarake irakiane dhe Irbil dhe Al Asad, të cilat përdoren nga trupat amerikane.

Linja ajrore Air France njoftoi gjithashtu sot se po pezullon fluturimet mbi hapësirën ajrore Irak-Iran pas sulmeve raketore iraniane në dy baza në Irak, në të cilat janë të vendosura forcat amerikane, transmeton KosovaPress.

Më parë, disa nga linjat ajrore në botë devijuan fluturimet për të shmangur hapësirën ajrore të Irakut dhe Iranit pas sulmeve raketore iraniane në dy baza në Irak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat