Yuri Kim u betua në DASH, ambasada amerikane: Presim me kënaqësi mirëseardhjen

Bota

Yuri Kim u betua në DASH, ambasada amerikane: Presim me kënaqësi mirëseardhjen

Më: 10 janar 2020 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Ditën e djeshme në një ceremoni zyrtare mori detyrën Yuri Kim, ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Ambasada amerikane në Tiranë shkruan se ajo do të paraqitet në vendin tonë gjatë javëve në vijim.

“Yuri Kim u betua dje si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin e Shtetit.

Presim me kënaqësi që t’i urojmë mirëseardhjen në Shqipëri në javët e ardhshme!”, thuhet në një reagim të ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat