Pompeo telefonon Presidentin e Ukrainës pas tragjedisë, ofron ndihmën e SHBA-së

Bota

Pompeo telefonon Presidentin e Ukrainës pas tragjedisë, ofron ndihmën e SHBA-së

Më: 10 janar 2020 Në ora: 16:00
Pompeo

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo iu ka ofruar mbështetjen e vendit të tij Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky pas përplasjes së një aeroplani të një kompanie ukrainase ku vdekjen e gjetën 176 persona.

“Sapo fola me Presidentin Zelensky ku shpreha ngushëllimet e thella për jetët e humbura në tragjedinë e përplasjes së aeroplanit 752 të Ukrainian International Airlines”, është shprehur Pompeo.

“I qëndrojmë krah Ukrainës dhe jemi të gatshëm që të ofrojnë mbështetjen dhe ndihmën tonë në hetimet e mëtutjeshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat