Zbulohet gjithçka, kush është njeriu që nuk e vrau dot Donald Trumpi

Bota

Zbulohet gjithçka, kush është njeriu që nuk e vrau dot Donald Trumpi

Më: 11 janar 2020 Në ora: 10:33
Donald Trump

Në të njëjtën ditë kur ushtria amerikane vrau gjeneralin iranian Qassem Soleimani në Bagdad, forcat amerikane kryen një tjetër mision sekret kundër një zyrtari të lartë ushtarak iranian në Jemen.

Sipas të dhënave më të fundit, forcat amerikane dështuan që të vrisnin Abdul Reza Shahlai. Ky i fundit është një financier dhe komandanti kryesor i elitës së ‘Iran Quds Force’, që ka qenë aktiv në Jemen.

Ky lajm është bërë i ditur për “The Washington Post” nga katër zyrtarë të lartë amerikanë. Më tej, ata shtuan se Pentagoni do të kishte njoftuar për të dy sulmet njëherësh nëse do të kishte pasur sukses. Mirëpo, gjërat nuk shkuan sipas planit dhe SHBA arriti të vrasë vetëm Qassem Soleimanin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat