Puerto Riko goditet sërish nga tërmeti i fuqishëm

Bota

Puerto Riko goditet sërish nga tërmeti i fuqishëm

Më: 11 janar 2020 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur Puerto Rikon të shtunën në mëngjes, duke shkaktuar dëme edhe më të mëdha pas tërmeteve të disa ditëve më parë që shembën shumë shtëpi e shkolla.

Raportohet se tërmeti ndodhi 12 kilometra në jug të Indios me thellësi prej 9 kilometrash nën det. Ende nuk është raportuar për viktima.

Puerto Riko u godit nga tërmete të njëpasnjëshme javën e kaluar. Të martën tërmeti që goditi vendin ishte me magnitudë 6.4 dhe një dridhje tjetër ndodhi të premten me magnitudë 5.2.

Qindra nga mijëra banorë janë duke qëndruar ende jashtë shtëpive pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm që nga tërmeti që goditi të martën vendin duke lënë të vdekur një person dhe 11 të lënduar, si dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat