Dita kur qymyrguri shfrytëzohet për bërë hekurin e pastër

Bota

Dita kur qymyrguri shfrytëzohet për bërë hekurin e pastër

Më: 12 janar 2020 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

Më 12 janar 1839, një punishte e vogël hekuri në fshatin Mauch Chunk të Pensilvanisë Lindore, për herë të parë shfrytëzoi qymyrgurin për të kthyer mineralin e hekurit në hekur të pastër.

Antraciti, i sjellë nga minierat e Pensilvanisë, digjej në temperatura shumë më të larta se sa qymyri që përdorej më parë.

Zbulimi se antraciti jepte shumë më tepër rezultat në procesin e përpunimit të mineralit, lejoi prodhimin në shkallë të gjerë të hekurit. Më parë, hekuri prodhohej në sasi të vogla dhe me metoda artizanale, por shumë shpejt ai u kthye në një gjigand të industrisë, ashtu siç është edhe sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat