ShBA i reagon Iranit pas arrestimit të ambasadorit britanik

Bota

ShBA i reagon Iranit pas arrestimit të ambasadorit britanik

Më: 12 janar 2020 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Iran u arrestua gjatë protestave antiqeveritare në Teheran, pasi zyrtarët atje pranuan se qëlluan aksidentalisht me raketë avionin ukrainas të pasagjerëve.

Rob Macaire u mbajt për tre orë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar e cilësoi këtë veprim si “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”.

Rreth këtij arrestimi ka reaguar edhe Shtet e Bashkuara të Amerikës. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus përmes një postimi në Twitter ka kërkuar që Irani t’i kërkoj falje Britanisë së Madhe.

“Regjimi iranian arrestoi ambasadorin britanik në Iran. Kjo është kundër Konventës së Vjenësm, që ky regjim ka histori famëkeqe të shkeljes. Ne i bëjmë thirrje regjimit që zyrtarisht t’i kërkoj falje Britanisë së Madhe për shkeljen e të drejtave dhe të respektoj të drejtat e të gjithë diplomatëve.”, u shprehë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat