Trump mbështet protestuesit "e guximshëm" iranianë

Bota

Trump mbështet protestuesit "e guximshëm" iranianë

Më: 12 janar 2020 Në ora: 09:16
Protesta në Iran

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur mbështetje për protestuesit “e guximshëm” të Iranit, të cilët dolën në rrugët e Tehranit për të shfaqur pakënaqësinë pasi autoritetet pranuan se gabimisht kanë rrëzuar avonionin ukrainas duke lënë të vdekur 176 pasagjerë.

Trump parlajmëroi qeverinë se “bota po i shikon”.

“Për popullin e guximshëm dhe të vuajtur të Iranit: Unë kam qëndruar me ju që nga fillimi i mandatit dhe administrata ime do të vazhdojë të qëndrojë me ju. Ne jemi duke përcjellur protestat tuaja me vëmendje dhe jemi të inspiruar nga guximi juaj”, tha Trump në Tëitter.

Ai shtoi se Tehrani duhet të lejojë organizatat për të drejtat e njeriut të monitorojnë mbarëvajtjen e protestave.

“Nuk mund të ketë edhe një masakër të protestave paqësore, apo ndalim të qasjes në internet. Bota po ju shikon”, shtoi ai.

Komentet e Trumpit vijnë pasi qindra protestues u mblodhën në disa pjesë të Tëhranit për të kërkuar drejtësi dhe dorëheqje të qeverisë.

Mediat lokale raportuan se disa protestues kanë djegur fotografi të gjeneralit Qasem Soleimani i cili u vra nga SHBA-ja më 3 janar.

Teherani zyrtar ka pranuar të shtunën se ka rrëzuar aksidentalisht avionin ukrainas pak minuta pas nisjes nga Teherani, duke lënë të vdekur 176 pasagjerë.

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskiy tha se pret pranim të plotë të fajësisë dhe kompensim nga Irani.

Presidenti Iranian Hassan Rohani, e quajti incidentin “tragjedi të madhe dhe gabim të pafalshëm”.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, tha përmes një postimi në Tëitter se ky ishte një “gabim njerëzor i shkaktuar nga aventurat e Shteteve të Bashkuara që çuan në tragjedi”.

Rrëzimi i aeroplanit ndodhi disa orë pasi Irani gjuajti 23 raketa në bazat irakiane që strehojnë trupat e SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat