Zgjerimin e luftimeve në Lindjen e Mesme, presidenti rus e konsideron si katastrofë për tërë botën

Bota

Zgjerimin e luftimeve në Lindjen e Mesme, presidenti rus e konsideron si katastrofë për tërë botën

Më: 12 janar 2020 Në ora: 14:05
Vladimir Putin

Zgjerimin e luftës në Lindjen e Mesme, Vladimir Putin e ka konsideruar si katastrofë për tërë botën, gjatë një takimi që ka pasur me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Presidenti rus tha se ‘konfliktet ushtarake në shkallë të gjerë’ do të ishin një katastrofë jo vetëm për rajonin, Lindjen e Mesme por për tërë botën, duke çuar në fluks të ri refugjatësh në Evropë dhe rajone të tjera.

Kjo gjithashtu do të shkaktonte “dëme të mëdha në ekonominë globale”, tha ai.

Vërejtjet e tij erdhën gjatë bisedimeve me kancelaren Merkel në Moskë, për të diskutuar tensionet në rritje në Lindjen e Mesme dhe çështje të tjera.

“Mirë që dihet se kush është përgjegjës dhe mbanë përgjegjësi për atë çfarë ka ndodhur, për momentin do të përpiqemi t’i ndihmojmë njerëzit e prekur nga kjo tragjedi”, ka thënë Merkel, lidhur me rrëzimin e aeroplanit ukrainas nga forcat iraniane.

Liderët diskutuan edhe për konfliktin në Libinë, e shkatërruar nga lufta. Putin tha se ai mbështet propozimin e Gjermanisë, për një konferencë për zgjidhjen e krizës libiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat