Konfirmohet numri i të lënduarve nga sulmi me raketa në Irak

Bota

Konfirmohet numri i të lënduarve nga sulmi me raketa në Irak

Më: 12 janar 2020 Në ora: 21:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tetë raketa të tipit Katysha kanë goditur bazën amerikane Balad në provincën Salah al-Din në Irak.

Baza gjendet 80 kilometra larg kryeqytetit të Bagdadit.

Pesë raketa kanë goditur bazën ndërsa tre të tjerat pistën ajrore në këtë bazë.

Si rezultat i kësaj katër persona janë lënduar, duke përfshirë dy oficerë të sigurisë. Të gjithë të lënduarit janë të irakian.

Ende nuk ka raportime nëse është lënduar ndonjë pjesëtar i ushtrisë amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat