Grabar-Kitaroviq: Korrupsioni fillon me kopjimin në shkollë

Bota

Grabar-Kitaroviq: Korrupsioni fillon me kopjimin në shkollë

Më: 13 janar 2020 Në ora: 08:29
Kolinda Grabar-Kitaroviq

Presidentja në largim e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka thënë se korrupsioni në shoqërinë kroate është i rrënjosur në shkolla, ku fëmijët që arrijnë të kopjojnë në teste cilësohen si heronj.

Gruaja me pozitën më të lartë në shtetin ballkanik, e cila do të largohet nga pozita zyrtare muajin e ardhshëm pas humbjes në zgjedhje, tha se rastet e korrupsionit mund të gjenden gjithandej në shoqërinë kroate, por ato fillojnë në bankat e shkollës.

“Ata që përgatiten për të kopjuar vlerësohen si heronj. Këtu fillon korrupsioni, te fëmijët. Ata kërkojnë mënyra se si të përballen me sistemin dhe nuk ka të bëjë vetëm me politikën. Është shumë më mirë sesa ka qenë, por nuk është vetëm politika”, tha Kitaroviq gjatë një konference me gazetarë.

Muajin e kaluar, ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, pjesë e qeverisë së të cilit ishte edhe Grabar-Kitaroviq, në rolin e ministers, u dënua me gjashtë vjet burgim pasi u shpall fajtor për marrjen e 10 milionë eurove ryshfet në këmbim të dhënies së një pjese të madhe të aksioneve një kompanie të naftës brenda një kompanie tjetër të sapoprivatizuar.

Megjithatë, Grabar-Kitaroviq tha se ajo nuk ka marrë pjesë në vendimet e mëdha gjatë pushtetit të Sanader-it dhe nuk ishte e informuar për rastin e korrupsionit të ish-kryeministrit.

Sipas një ankete, 59 për qind e kroatëve besojnë se jeta e tyre e përditshme është e prekur nga efektet e korrupsionit, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat