Vrasja e Soleimanit/ Trump e autorizoi 7 muaj më parë

Bota

Vrasja e Soleimanit/ Trump e autorizoi 7 muaj më parë

Më: 13 janar 2020 Në ora: 15:03
Qassem Soleimani

Presidenti Donald Trump kishte autorizuar vrasjen e gjeneralit iranian Kassem Soleimani shtatë muaj më parë nëse agresioni i shtuar iranian do të rezultonte në vdekjen e një amerikane.

Këtë e konfirmojnë të paktën pesë zyrtarë të lartë, të tanishëm dhe të kaluar, në administratë. Direktiva presidenciale e dhënë në Qershor, shoqërohej me kushtin se Trump do të kishte sidoqoftë fjalën e fundit për çdo operacion specifik për vrasjen e Soleimanit.

Ky vendim shpjegon pse vrasja e Soleimanit ishte në menunë që ushtria ia prezantoi Trumpit dy javë më parë për t’iu përgjigjur një sulmi nga elementë të autorizuar nga Irani, në Irak, ku një kontraktor amerikan u vra dhe katër ushtarë amerikanë u plagosën.

Por koha kur ndodhi sulmi, sidoqoftë, mund të ngrejë pikëpyetje për justifikimet që administrata trump ka dhënë për autorizimin e sulmit me dron që vrau soleimanin në bagdad më 3 janar. Zyrtarët kanë thënë se Soleimani, lider i rojeve revolucionare të Iranit dhe forcave elite Quds, po planifikonte sulme mbi amerikanët dhe duhej ndaluar. Por në disa raste, opsioni i vrasjes së Soleimanit është vendosur mbi tavolinën e Trump.

Pasi Irani rrëzoi një dron amerikan në qershor, John Bolton, ish këshilltar për sigurinë kombëtare, i kërkoi trump të hakmerrej duke firmosur operacionin për vrasjen e Soleimanit. Sekretari i shtetit, Mike Pompeo po ashtu donte që trump të autorizonte vrasjen.

Por, Trump e refuzoi idenë duke thënë se ai do ta ndërmerrte atë hap vetëm nëse Irani do të kapërcente vijën e kuqe; nëse do të vriste një amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat