Erdogani kërcënon gjeneralin Haftar të Libisë: Do t’ia japim një mësim të mirë - Bota Sot
Erdogani kërcënon gjeneralin Haftar të Libisë: Do t’ia japim një mësim të mirë

Bota

Erdogani kërcënon gjeneralin Haftar të Libisë: Do t’ia japim një mësim të mirë

Më: 14 janar 2020 Në ora: 15:14
Erdogan dhe Khalifa

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë se Turqia do t’ia japë një mësim të mirë gjeneralit libian, Khalifa Haftar, nëse forcat e tij i vazhdojnë sulmet kundër qeverisë së njohur nga faktorët ndërkombëtarë në Libi.

Erdogani e dha këtë deklaratë gjatë një fjalimi në televizion pasi gjenerali Khalifa dhe kryetari i qeverisë libiane, Fayez al-Sarraj, u larguan nga Moska pa marrëveshje armëpushimi.

Rivalët e konfliktit nuk u takuan sy më sy, por delegacionet e tyre zhvilluan bisedime me dyer të mbyllura me diplomatët dhe ushtarakët e lartë nga Rusia dhe Turqia, të cilat vazhdimisht kanë bërë thirrje për armëpushim.

Duke folur gjatë një takimi me anëtarët e partisë në Ankara, Erdogani e quajti Haftarin puçist dhe e akuzoi se ai iku nga Moska.

“Pavarësisht kësaj, ne mendojmë se bisedimet në Moskë ishin pozitive, sepse ato e treguan fytyrën e vërtetë të puçistit Haftar para komunitetit ndërkombëtar”, tha kreu i shtetit turk.

Ai paralajmëroi se për Libinë do të diskutohet përsëri më 19 janar në Berlin të Gjermanisë, shkruan “Free Europe”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat