Dëbimi i dy diplomatëve iranianë, reagon liderja e muxhahedinëve

Bota

Dëbimi i dy diplomatëve iranianë, reagon liderja e muxhahedinëve

Më: 15 janar 2020 Në ora: 23:24
Maryam Rajavi

Liderja e muxhahedinëve Maryam Rajavi, ka reaguar në lidhje me dëbimin e dy diplomatëve iranianë nga ana e Tiranës zyrtare. Përmes një postimi në rrjetin social, Rajavi shkruan se masa e marrë nga qeveria shqiptare ishte një veprim i guximshëm në luftën kundër terrorizmit dhe sigurisë së refugjatëve iranianë në vend.

“Dëbimi nga qeveria e Shqipërisë e dy diplomatëve të regjimit iranian është një masë e guximshme dhe e admirueshme në luftën kundër terrorizmit dhe sigurimin e sigurisë së njerëzve të Shqipërisë dhe refugjatëve iranianë. Vende të tjera evropianë duhet të mësojnë nga Shqipëria. Pasi qendra diplomatike iraniane në vendet e tyre janë qendra spiunazhi dhe terrorizmi.”-shkruan ajo.

Kujtojmë se këtë të mërkurë qeveria shqiptare njoftoi për dëbimin e dy zyrtarëve iranianë, shtetasit Seyed Ahmed Hosseini Alast dhe Mohamed Peimanemati. Me publikimin e lajmit, Zëri Amerikës raportoi se këta dy diplomatë kishin qenë bashkëpunëtorë të gjeneralit të vrarë iranian Qassem Suleimani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat