"Këto janë shenjat e jetës që kërkuam"

Bota

"Këto janë shenjat e jetës që kërkuam"

Më: 16 janar 2020 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Në disa pjesë të Australisë ka ende zjarre dhe në disa zona të shkatërruara më parë, jeta e re po shfaqet, duke ofruar shpresë dhe optimizëm dhe provë që natyra gjen gjithmonë një mënyrë.

Bimësia e re u regjistrua në Beach Pegian në Queensland, në zonën përreth Kulnura në Uellsin e Ri Jugor dhe në Parkun Kombëtar Durag.

"Këto janë shenja të jetës që kërkuam. Ne jemi duke dëshmuar lindjen e re të pyllit që Australia është e njohur", tha një nga fotografët që regjistroi këto pamje.

Departamenti i Zjarrit Australian, me përpjekje të jashtëzakonshme, arriti të shpëtojë nga zjarret shkatërruese habitatin e vetëm natyror të njohur të pishës Wollemia nobilis.

Parku Kombëtar Wollemia ndodhet në Uellsin e Ri Jugor dhe përmban shembujt e vetëm të njohur të pishës Wollemia, një specie që mendohet të jetë zhdukur rreth tridhjetë milionë vjet më parë, por u rizbulua në vitin 1994 në zonë.

Parashikimet meteorologjike të publikuara në fillim të kësaj jave kanë njoftuar reshje të mëdha shiu në zonën e Uellsit të Ri Jugor gjatë ditëve në vijim, kështu që Australia aktualisht është në pritje të shpëtimit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat