Ortek dëbore dhe rrëshqitje dheu, shkon 77 numri i viktimave

Bota

Ortek dëbore dhe rrëshqitje dheu, shkon 77 numri i viktimave

Më: 16 janar 2020 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Për të tretën ditë me rradhë forcat e shpëtimit në bashkëpunim me ushtrinë po zhvillojnë një operacion shpëtimi për të prekurit nga orteku në Kashmir, Pakistan.

Ndërsa numri i viktimave është rritur në 77. I fundit që u nxorr nga dëbora ishte një 6 vjeçare ditën e martë (14 janar) e cila ndërroi jetë në spital këtë të enjte.

Ajo kishte mbetur e bllokuar për më shumë se 20 orë nën dëborë, dhe kishte marrë plagë të rënda në të gjithë trupin.

Kushtet ektreme të motit që kanë goditur Pakistanin 5 ditët e fundit, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 109 personave, ndërsa me dhjetëra të tjerë rezultojnë të humbur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat