Pesë shtete kërkojnë kompesim për viktimat e përplasjes së avionit Ukrainas në Iran

Bota

Pesë shtete kërkojnë kompesim për viktimat e përplasjes së avionit Ukrainas në Iran

Më: 16 janar 2020 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Në avionin ukrainas që u rrëzua në Iran javën e kaluar nga një sulm me raketa ndodheshin pasagjerë nga 5 shtete të ndryshme.

Këto shtete i kanë kërkuar qeverisë iraniane kompesim për familjet e 176 viktimave të këtij sulmi.

Kanadaja, Ukraina, Suedia, Afghanistani dhe Britania i kanë kërkuar autoriteteve një hetim të hollësishëm për identifikimin e viktimave dhe rikthimin e trupave të tyre në vendet përkatëse.

"Sytë e ndërkombëtarëve janë nga Irani sot", - deklaroi Ministri i Jashtëm kanadez Francois Champagne.

Shumica e pasagjerëve ishin me shtetësi iraniane dhe ishin studentë të cilët po ktheheshin në shtetet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat