Irani hedh sytë nga India: Blini naftën tonë dhe kundërshtoni SHBA-të

Bota

Irani hedh sytë nga India: Blini naftën tonë dhe kundërshtoni SHBA-të

Më: 18 janar 2020 Në ora: 10:52
Kreu i Iranit

Problemi kryesor i Iranit tashmë janë sanksionet që i ka vendosur SHBA, në industritë kyçe të saj dhe një ndër to është edhe nafta.

Por teksa në perëndim e ka të vështirë gati të pamundur të bëjë qoftë dhe një aleat, Irani i hedh sytë nga Lindja.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif i ka bërë thirrje Indisë të kundërshtojë sanksionet e ashpra dhe presionin e madh të SHBA duke blerë naftën e Iranit, pasi është në interes të vendit të saj.

‘Asnjëherë nuk kemi përfshirë politikë në marrëdhëniet tona energjetike. Dhe nëse e kemi bërë, ne nuk kemi probleme politike me Indinë. Ne jemi burimi i sigurt i energjisë për Indinë.’- tha Zarif.

Në fakt, India është vendi i dytë më i madh për nga popullsia në gjithë botën duke përbërë 17.7% të të gjithë botës, ose ndryshe sa popullsia e Evropës, SHBA-së dhe Amerikës së Jugut bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat