Bora e madhe bllokon shtëpitë, në Kanada aktivizohet ushtria për të ndihmuar qytetarët

Bota

Bora e madhe bllokon shtëpitë, në Kanada aktivizohet ushtria për të ndihmuar qytetarët

Më: 20 janar 2020 Në ora: 22:26
Pamje të borës së madhe

Disa pamje që vijnë nga Kanadaja tregojnë se si duket kur bora mbulon edhe çatinë. Shtëpitë dhe makinat u përmbytën plotësisht dhe mijëra shtëpi ishin pa energji.

Madje, sipas mediave të huaja, qeveria kanadeze po mendon të angazhojë edhe ushtrinë, pasi të gjitha vendbanimet u paralizuan nga një stuhi bore.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në kryeqytetin e Newfoundland.

Siç bëhet e ditur, lartësia e borës tejkaloi 76 centimetra, dhe erërat e forta formuan depozita të mëdha.

Si pasojë e lartësisë së krijuar të borës, shumë njerëz nuk janë në gjendje të dalin nga shtëpitë e tyre sepse bora ka bllokuar plotësisht derën e tyre të përparme.

Si rezultat, banorët janë detyruar të “gërmojnë tunele” për të dalë nga shtëpitë e tyre.

Image
Image

 

Gjithsesi, zyrtarët e pushtetit vendor thonë se gjëja më e rëndësishme është pastrimi i borës pranë spitaleve dhe pastrimi i rrugëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat