Libani bëhet me qeveri të re

Bota

Libani bëhet me qeveri të re

Më: 22 janar 2020 Në ora: 11:00
Foto

Autoritetet në Liban i dhanë fund pritjes duke e prezantuar kabinetin e ri qeveritar. Megjithatë, me përbërjen e qeverisë së re nuk janë të kënaqur protestuesit.

Më shumë se një muaj pasi e mori përkrahjen e Hezbollahut dhe gati tre muaj pas dorëheqjes së paraardhësit Saad Hariri, kryeministri Hassan Diab e prezantoi kabinetin e ri me 20 ministra.

Diab më parë ka shërbyer si ministër i arsimit, por nuk ka qenë figurë shumë e njohur. Ai tha se kabineti i tij është teknokratik dhe do të përpiqet t’i plotësojë kërkesat e protestuesve.

“Kjo është një qeveri që i përfaqëson aspiratat e protestuesve, të cilët janë mobilizuar në mbarë vendin për më shumë se tre muaj”, tha Diab.

Ai premtoi përpjekje për plotësimin e kërkesave të protestuesve për sistem të pavarur të drejtësisë, forcim të ekonomisë dhe luftim të korrupsionit.

Kabineti i ri qeveritar përbëhet nga figura pak të njohura. Shumë prej ministrave më parë kanë qenë profesorë dhe këshilltarë.

Megjithatë, jo të gjithë ishin të kënaqur me këtë zhvillim. Protestuesit u mblodhën në rrugët e Bejrutit para se të prezantohej kabineti i ri, duke e bllokuar rrugën kryesore të qytetit, ku javën e kaluar pati përleshje të dhunshme me policinë, shkruan “France 24”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat