Para 34 ditësh humbën në xhungël, nëna me fëmijët gjendet në qytet tjetër

Bota

Para 34 ditësh humbën në xhungël, nëna me fëmijët gjendet në qytet tjetër

Më: 27 janar 2020 Në ora: 16:41
Nëna me fëmijët

Një nënë dhe tre fëmijët e saj raportohet se mbijetuan për më shumë se një muaj në xhunglën kolumbiane pasi ata humbën kur ishin në pushime.

Në mënyrë të pabesueshme, ata mbijetuan duke ngrënë fruta dhe manaferra për 34 ditë.

Nëna 40-vjeçare dhe fëmijët e saj, të moshës 14, 12 dhe 10 vjeç, u raportuan si të zhdukur më 19 dhjetor, njoftoi komandanti i marinës Sergio Alfredo Serrano për mediat lokale. Rastësisht kishin kaluar në Peru.

Ai tha: "Ata ishin me pushime në rajon kur shkuan për të takuar babanë e fëmijëve dhe humbën, duke mbetur 34 ditë si të zhdukur".

Anëtarët e familjes thuhet se u gjetën pranë fshatit La Esperanza në sektorin verior peruan të Yubineto, i cili shtrihet në kufirin me Kolumbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat