Vdekja e basketbollistit dhe vajzës së tij, zbardhet biseda e fundit me kullën e kontrollit

Bota

Vdekja e basketbollistit dhe vajzës së tij, zbardhet biseda e fundit me kullën e kontrollit

Më: 27 janar 2020 Në ora: 21:14
Kobe Bryant dhe Gianna

Mediat kanë zbardhur bisedën e fundit të pilotit  Ara Zobayan,  dhe kullës së kontrollit. Mësohet se pak minuta para aksidentit tragjik, i cili i mori jetën Kobe Bryant, vajzës së tij dhe 7 personave të tjerë, piloti është urdhëruar të ndjekë një plan, për uljen e tij.

Por për shkak të kushteve të motit të keq, në Calabasas, California, mesa duket piloti nuk mundi ta menaxhojë situatën.

Pas 10 minutash nga  qendra e kontrollit, u tha se helikopteri po fluturonte shumë ulët. Por më pas humbën gjurmët dhe deri  orën 09:47 nuk u mor më asnjë përgjigje nga helikopteri. "Jeni në një nivel shumë të ulët për fluturim", i tha kontrolluesi.

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant humbi jetën mbrëmë në një aksident tragjik me helikopter, në bordin ishin 9 persona. Aty humbi jetën edhe vajza e ish-basketbollistit, Gianna Bryant ishte pjesë e nëntë personave në bord.

Legjenda e basketbollit, Kobi njihej me nofkën “Mamba e Zeza”, për shkak të stilit të tij të lojës. Ai zyrtarizoi tërheqjen nga basketbolli i luajtur në sezonin 2015-16, në ndeshjen kundër Utah Jazz.

Të gjithë prisnin nga Kobe që të kishte një paraqitje të mirë, për moshën që e kishte nuk priteshin shumë pikë. Por Bryant gjithsesi arriti të surprizonte të gjithë edhe një herë të fundit. Bryant shkëlqeu me ekipin e tij tij Lakers. Për dy dekada ai u bë një ndër basketbollistët më të mirë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat