Filipinet ndërpresin vizat për kinezët shkaku i virusit

Bota

Filipinet ndërpresin vizat për kinezët shkaku i virusit

Më: 28 janar 2020 Në ora: 10:07
Foto

Filipinet kanë marrë vendim që të mos lëshojnë viza për qytetarët e Kinës në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit, nga i cili deri më tash kanë vdekur 106 persona.

Në Filipine ende nuk është konfirmuar asnjë rast i infektimit me këtë virus, por raste janë shënuar në Nepal, Singapor, Japoni, Tajvan, Tajlandë e Vietnam, duke e shtuar rrezikun e përhapjes edhe në këtë vend.

“Do ta marrim këtë masë proaktive për t’i pakësuar udhëtimet dhe mundësisht për ta parandaluar arritjen e këtij virusi në vendin tonë”, tha Jaime Morente, komisioner i Byrosë për Imigracionin.

Shtetasit kinezë ende mund të aplikojnë për viza në Ambasadën e Filipineve në Pekin apo në konsullatat e tjera.

Autoritetet filipinase janë duke i vëzhguar 11 raste të dyshimta të koronavirusit, por ende asnjëra prej tyre nuk është konfirmuar.

Ndryshe, 22 për qind e turistëve të huaj në Filipine vitin e kaluar ishin kinezë, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat