Kështu dënohen gratë e pamartuara indoneziane që shkojnë në hotele me burra

Bota

Kështu dënohen gratë e pamartuara indoneziane që shkojnë në hotele me burra

Më: 28 janar 2020 Në ora: 11:17
Foto

Indonezia për herë të parë e ka angazhuar një grua për ekzekutimin e ndëshkimit me goditje me kamxhik. Dënimi u ekzekutua në provincën Aceh, ku është në fuqi sheriati.

Gruaja e dënuar ishte e pamartuar dhe ishte zënë në një hotel me një burrë. Kjo vepër përbën krim sipas ligjit të sheriatit dhe zakonisht dënohen me dhjetëra goditje me kamxhik.

“Mendoj se ajo e bëri një punë të mirë. Teknika e saj ishte e bukur”, tha hetuesi policor me mbiemrin Zakwan.

Dënimi me goditje i ka acaruar aktivistët për të drejtat e njeriut dhe nxit debat të ashpër në medie si dhe mes politikanëve, shkruan “Daily Mail”.

Presidenti indonezian ka bërë thirrje që t’i jepet fund kësaj praktike, por ai nuk ka shumë kompetenca për atë që zhvillohet në këtë provincë.

Ndryshe nga pjesa tjetër e Indonezisë, provinca Aceh qeveriset me ligjin e sheriatit si pjesë e autonomisë së fituar në vitin 2005.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat