Konfirmohet viktima e parë, pasi aeroplani “rrëshqiti, u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët” në aeroportin e Stambollit

Bota

Konfirmohet viktima e parë, pasi aeroplani “rrëshqiti, u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët” në aeroportin e Stambollit

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 06:52
Foto nga aksidenti

Një pasagjer gjeti vdekjen dhe shumë të tjerë u lënduan, kur një aeroplan pasagjerësh i Pegasus Airlines që fluturonte nga Irzmir i Turqisë perëndimore “rrëshqiti” nga pista, pasi aterroi në aeroportin Sabiha Gökçen të Stambollit të tërkurën pasdite.

“Një i evakuuar ka vdekur nga lëndimet, 157 të tjerët janë duke u trajtuar [në spital]”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në një deklaratë, shkruan DailySabah.

Sipas medieve turke, aeroplani Boeing 737-800 u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga zjarri.

Zjarrfikësit dhe ambulancat u dërguan në vendin e ngjarjes menjëherë pas aksidentit.

Aeroplani mbante 171 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, sipas ministrit të Transportit, Cahit Turhan.

Aeroporti, i cili shërben shumë nga qarqet aziatike të Stambollit dhe qytetet e afërta të qendrave industriale si Bursa, Kocaeli dhe Sakarya, është mbyllur përkohësisht për trafikun ajror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat