OBSH: Epidemia e koronavirusit nuk ka arritur kulmin

Bota

OBSH: Epidemia e koronavirusit nuk ka arritur kulmin

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 17:32
Personat me koronavirusin

Organizata Botërore e Shëndetit njoftoi sot se shpërthimi i koronavirusit ende nuk e ka arritur kulmin.

Megjithatë, ata shtuan se sot është dita e parë në të cilën numri i rasteve të reja ka shënuar rënie.

Zyrtari i OBSH-së, Mike Ryan tha se në provincën kineze Hubei, ku fillimisht shpërtheu virusi, numri i rasteve po rritet vazhdimisht, por nuk ka asnjë rritje në provincat e tjera.

Sipas të dhënave të fundit, 563 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa mbi 28,000 të tjerë janë infektuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat