Vrau 300 njerëz, vdes nga kanceri killeri i Eskobarit

Bota

Vrau 300 njerëz, vdes nga kanceri killeri i Eskobarit

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 22:51
Jhon Jairo Velásquez

Një vrasës famëkeq i cili punonte për lordin kolumbian të drogës Pablo Escobar, ka vdekur nga kanceri në stomak.

Jhon Jairo Velásquez, 57 vjeç, ishte autori i mbi 300 vrasjeve të urdhëruara nga Escobar.

I njohur si "Popeye", ai u lirua nga burgu në vitin 2014 pasi përfundoi dënimin prej 20 vitesh, ndërkohë që iu fut karreirës në Youtube.

Por ai u dënua sërish me burg në vitin 2018 pasi akuzohej për grabitje. Velásquez ndërroi jetë në institutin kombëtar të kancerit në Bogota ku prej kohësh ishte shtruar e po merrte mjekim.

Ai ishte një bashkëpunëtor i afërt me Escobarin bashkë me të cilin krijuan perandorinë më të madhe të drogës.

57 vjeçari u vetëdorëzua në polici në vitin 1992 dhe kaloi 23 vite në burg, duke marrë dhe një famë prej historive të tij me Escobarin.

Ky i fundit u bë një ndër njerëzit më të pasur të viteve 80'. Ai vdiq pasi u qëllua nga policia në vitin 1993, në një tentativë për t'i shpëtuar ekstradimit për në ShBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat