Rritet numri i pasagjerëve i të infektuarve me koronavirus në anijen e ndaluar në Japoni

Bota

Rritet numri i pasagjerëve i të infektuarve me koronavirus në anijen e ndaluar në Japoni

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 13:28
Ilustrim

Edhe 41 persona të tjerë në një anije lundrimi në brigjet e Japonisë kanë rezultuar të infektuar me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 61, shkruan BBC.

Rreth 3,900 persona ndodhen në bordin e Diamond Princess, e cila është në karantinë në Yokohama, për të paktën dy javë.

Kontrollimi i tyre për koronavirusin nisi kur një 80 vjeçar në Hong Kong që ndodhej në anije rezultoi sëmurë nga virusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat