Pozuan të buzëqeshur, 15 minuta më vonë pësoi katastrofa, pushimet e ëndrrave u shndërruan në ferr

Bota

Pozuan të buzëqeshur, 15 minuta më vonë pësoi katastrofa, pushimet e ëndrrave u shndërruan në ferr

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 16:15
Ivy dhe Ricky Ridd

Çifti amerikan Ivy dhe Ricky Ridd, kanë filluar fushatën për mbledhjen e parave si dhe kanë paguar shpenzimet e mjekimit, pasi që kishin pësuar djegie të thella nga shpërthimi i vullkanit në Zelandën e Re.

Vëmendje të madhe ka fituar fotografia e tyre e cila u shkrep 15 minutave para se siç ata thonë të nisin “pushimet e ëndrrave që u shndërruan në ferr”.

Ivy dhe Ricky kishin mbetur të ngujuar nga hiri dhe gazrat toksike pas shpërthimit të vullkanit në Ishullin e Bardhë, gjatë 9 dhjetorit të vitit të kaluar.

“Kjo është fotografia jonë e fundit, është shkrepur para se jeta jonë të ndryshojë përgjithmonë. Rreth 15 minutave pasi ishte shkrepur, vullkani në Ishullin e Bardhë ka shpërthyer dhe kemi ngecur të ngujuar në hirin e nxehtë dhe në gazrat toksike”, ka shkruar Ivy përbri fotografisë.

Dyshja i kanë kaluar afro tetë javë në një spital në Zelandë të Re. Ricky kishte bërë tri ndërhyrje kirurgjikale pas djegies së më shumë se 30 për qind të trupit, përfshirë duart, këmbët dhe fytyrën.

Derisa Ivy ka bërë dy operacione pas djegies së 20 për qind të trupit – në fytyrë, duar dhe këmbë të djathtë. Atyre u është “mbjellë” lëkurë në pjesë të ndryshme të trupit.

Ata janë rikthyer në vendlindjen e tyre në SHBA, dhe kanë falënderuar familjarët dhe miqtë për përkrahjen që u kishin dhënë gjatë procesit të rikuperimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat