“Jemi në një ferr të vërtetë”/ Gjendje agonie, babai i pashpresë për të birin 8-muajsh, i dyshuar me koronavirus - Bota Sot
“Jemi në një ferr të vërtetë”/ Gjendje agonie, babai i pashpresë për të birin 8-muajsh, i dyshuar me koronavirus

Bota

“Jemi në një ferr të vërtetë”/ Gjendje agonie, babai i pashpresë për të birin 8-muajsh, i dyshuar me koronavirus

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Një fëmijë 8-muajsh është aktualisht britaniku më i ri i dyshuar me koronavirus, në një kohë kur i ati i tij i traumatizuar shprehet se “po jetojmë në ferr”.

Foshnja dhe e ëma janë futur brenda karantinës në shtëpinë e tyre, fill pasi të dy ranë në kontakt me një mjek të infektuar.

Babai, identiteti i së cilit preferoi të mbetej anonim, tha se djali i tij i kishte “të gjitha simptomat e koronavirusit” dhe se druhej po ashtu se edhe vajza e tij 4-vjeçare mund të ishte infektuar në Worthing, West Sussex.

“Gjendemi në një ferr të vërtetë, tërësisht të shtangur. Ish-partnerja ime është e dërrmuar moralisht, vetëm vajton”, tha ai.

“Po qëndrojmë në shtëpi dhe po u japin fëmijëve paracetamol dhe Calpol, por asgjë nuk funksionon. Djali im ka hemofili dhe probleme me mushëritë, ndaj aktulisht është shumë i pafuqishëm.”

Ndërkohë, zyrtarët e shëndetit publik janë duke u përpjekur të gjurmojnë një duzinë pacientësh të mjekuar nga mjeku javën e shkuar për shkak të frikës se mund të jenë infektuar në Spitalin Worthing.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat